Kida vazhdon të mos ndalet me suksesin e saj. Ajo është një ndër artistet që po korr një sukses të jashtëzakonshëm së fundmi, falë talentit të saj.

Të quajtur “kidator”, fansat e artistes nuk ndalen së votuari çdo javë këngët e Kidës, e cila këtë javë ka thyer një rekord. Ajo është e vetmja artiste që këtë javë gjendet me 5 projekte muzikore në “Top 10”.

Ashtu sikurse edhe javën e kaluar, kreu i listës i përket sërish Kidës dhe këngës së saj të fundit “Ti”. Por mbështetësit e Kidës, nuk dëgjojnë vetëm muzikën e fundit të këngëtares por ata vazhdojnë të shijojnë dhe votojnë edhe projektet e mëparëshme muzikore.

“Harroj”, “Kce”, “Pe du” dhe “Anderr” janë pjesë e 10 këngëve më të bukura të listës prej 100 këngësh, duke u renditur përkatësisht në vendin e 7-të, 8-të, 9-të dhe 10-të.

Ndërsa projekti i saj, “Don’t Say No More”, i publikuar rreth 39 javë më parë, për këtë javë renditet në vendin e 11-të, duke e bërë Kidën që të jetë në “Top 20” me 6 këngë në total.

Të gjithë adhuruesit e Kidës, nuk duhet të humbasin mbrëmjen e 23 Marsit në ekranin e Top Channel, pasi artistja do të performojë në natën e parë “live” të “The Voice Kids”, ku ka premtuar që do të sjellë një atmosferë elektrizuese.