Orhidea Latifi, e njohur në fushën e muzikës me emrin Kida, është një ndër këngëtaret e talentuara shqiptare,  e cila i përket zhanrit muzikor “pop”.

Ajo është shndërruar në artisten e preferuar të publikut shqiptar, me disa këngë të suksesshme në karrierën e saj, duke dhënë shumë koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Edhe pse dallohet me energjinë e saj dhe këngët ritmike, a do e mendonit dot Kidën me një baladë muzikore?

Në një sondazh të zhvilluar në profilin zyrtar të “Top Awards”, në “Instagram”, ndjekësit janë pyetur nëse do preferonin të shihnin Kidën me një baladë.

Rreth 74% të ndjekësve kanë votuar se do dëshironin ta shihnin këngëtaren e tyre me një baladë ndërsa 26% kanë votuar kundër këtij sondazhi, duke lënë kështu të nënkuptohet se “pop” është muzika që i përshtatet më së miri Kidës.

Kida momentalisht është pjesë e klasifikimit të “The Top List” me dy projekte muzikore, “Don’t Say No More” dhe “Anderr”, të cilat pozicionohet përkatësisht në vendin e 19-të dhe 20-të.