Para 4 muajsh, ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj me Xhensilën “Uh Baby”, një këngë e cila u pëlqye dhe u votua shumë nga fansat e dyshes, duke bërë që të kapte majën e klasifikimt të “The Top List”.

Por teksa ende po shijon suksest e këngëve të saj të mëparshme, Kida ka vetëm një javë që ka nxjerrë projektin e saj më të ri muzikor “Anderr”.

Me tekst të Getinjos, kjo këngë, e cila flet për një lidhje të përfunduar, e ka sjellë këngëtaren paksa më romantike por si gjithmonë duke i qëndruar stilit të saj të të kënduarit.

“Anderr” është bërë pjesë e klasifikimit që në javën e parë të publikimit, duke u renditur në vendin e 33-të.

Kida vazhdon gjithashtu të jetë në “The Top List” me bashkëpunimin e saj me Getinjo, “Ku je” dhe me “Uh Baby”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 16-të dhe 12-të.