Ende pa kaluar shumë kohë nga publikimi më i fundit, këngëtarja e re në moshë por tepër e suksesshme në skenë, Kida, ka publikuar projektin e radhës.

“Ti” mban titullin prurja më e re e artistes, e cila është shndërruar menjëherë në hit edhe pse ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg.

Falë mbështetjes së fansave, kënga më e re e Kidës, emri i vërtetë i së cilës është Orkidea, jo vetëm është bërë pjesë e listës por ajo është bërë pjesë e 5 këngëve më të dëgjuara të Top Listës.

Pavarësisht se ka ardhur me disa projekte të reja, një sukses të jashtëzakonshëm, Kida po korr me “Pe du”. Edhe pse ka rreth 7 muaj që ka dalë në treg, kjo prurje e artistet vazhdon të dëgjohet dhe votohet, duke mbajtur pozicionet më të mira në klasifikimin e “The Top List”.

Kida është në gjithashtu në listë edhe me 4 projekte të tjera muzikore, të cilat gjithashtu janë pozicionuar mjaft mirë në listë. “Kce”, “Harroj”, “Anderr” dhe “Don’t Say No More” renditen përkatësisht në vendin e 16-të, 17-të, 19-të dhe 20-të.