Me ardhjen e stinës së verës, shumica e artistëve zgjedhin të publikojnë projektet e tyre muzikore.

Gjatë kësaj javë 7 këngë të reja i janë shtuar klasifikimit të “The Top List” duke bërë kështu që të mbeten jashtë saj disa prej këngëve që për një kohë të gjatë kanë qënë pjesë e listës, duke u renditur në pozicione mjaft të rëndësishme.

Që në javën e parë të klasifikimit, bashkëpunimi më i ri i Kidës me artistin francez Hcue, “Don’t Say No More”, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, ku falë votave të publikut, është renditur në vendin e 4-t.

Kënga më e re e Butrint Imerit, “Bella” është bërë gjithashtu pjesë e listës që në javën e parë të publikimit. Më këtë hyrje të re, Butrinit është pjesë e klasifikimit me tre projekte muzikore në total.

Javën e kaluar, Lumi B dhe Dhurata Dora, publikuan “remake” të këngës “Simpatia” të kënduar më parë nga Edona Lalloshi. Për këtë javë, ky projekt muzikor renditet në vendin e 47-të.

“Asaj” e Artës dhe MC Kresha është një tjetër hyrje e re e renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Duket se dyshja,  e cila ka bashkuar fuqitë për të sjellë një projekt me një tekst që përmban fjalë të pista, ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku falë votave të tij, është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”.

Ndërsa për herë të parë artisti Vitmar Basha hyn në klasifikimin zyrtar të Top Awards, me projektin e tij më të ri muzikor, “E imja dhe e jotja”. I ardhur tepër romantik, Vitmari për këtë javë mban vendin e 37-të.

Endri, këngëtari më i ri i muzikës shqiptare është gjithashtu një ndër hyrjet e reja të “The Top List”. Kënga e tij me titull “Si dje”, ka vetëm pak ditë që ka falë në treg dhe menjëherë është pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.

DOBS dhe Armenda janë dy artistë të rinjë që kanë sjellë projektin e tyre të parë muzikor të titulluar “Puzzle”. Ndërkohë që ka vetëm një javë ka dalë në treg, kjo këngë është futur në klasifikimin e Top Listës.

Këto hyrje të reja kanë bërë që 7 këngë të largohen nga lista. Andrra- Kalle Llamen, Inaktiv – Entertian Us, Enxhi Nasufi – JOJO, Kris –Rratha, Janex – Mermaids, Sergio HD ft. LuiDaVillian – My Drug dhe Rino–Lamtumire, janë projektet muzikore që nuk janë më pjesë e listës. Nëse votat e publikut mund t’i rikthejnë ato sërish në listë, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.