Një tjetër javë plot surpriza ka qënë kjo për artistët, të cilët janë votuar pafund nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e artistëve gjenden me nga një projekt në klasifikimin e “Top Aëards”, një pjesë e mirë ka arritur të jetë në listë me dy ose më shumë këngë njëherazi.

Po cilët janë ata artistë që gjatë kësaj jave janë ngjitur me dy projekte njëherazi?

Stresi është artisti që na ka habitur këtë javë pasi ai nuk është ngjitur me një por me tre këngë njëherazi. “S’jam Dorzu” me Getinjo, “Archimed” dhe “Bad Girl” me Morenën janë ngjitur përkatësisht me 6, një dhe tre pozicione, duke u pozicionuar të gjitha në “Top 10”.

Kida vazhdon ende të shijojë suksesin e këngëve “Drunk” dhe “PP” në bashkëpunim me Mozzik. Të dyja këto këngë janë ngjitur përkatësisht me 9 dhe 11 pozicione, duke u futur në “Top 20”.

Dhurata Dora është një tjetër artiste, këngët e së cilës janë votuar dhe ngjitur njëherazi në klasifikim dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj me Azet, “Fajet”, i cili është ngjitur me 6 pozicione dhe “Harrom”, i cili është ngjitur me 8 pozicione.

Kësaj listë nuk i mungon as Capital T, i cili mbështetet në mënyrë të vazhdueshme nga publiku shqiptar. Capital T është ngjitur me tre këngë, “Fjalt e Nanes”, “Braziliane” dhe “Flawless”.

“Madonna” e Mozzik, edhe pse ka 35 javë në klasifikim, ende vijon të votohet nga publiku, duke u ngjitur me 28 pozicione nga java e kaluar. Ndërsa një tjetër këngë e Mozzik që është ngjitur për këtë javë është “PP” në bashkëpunim me Kidës.

Fero, i cili nuk po ndalet së prodhuari muzikë të re, këtë javë është ngjitur me dyja këngët që gjendet në listë, “Qysh Tek” në bashkëpunim  Shaoling Gang dhe “Money” me Morenën.

Edhe pse u bë disa kohë që nuk ka publikuar këngë të reja, Kidda vazhdon të votohet me “Malli” dhe “Cataleya”, të cilat janë ngjitur përkatësisht me 17 dhe 10 pozicione.