Java e ardhshme në klasifikimit në “Top Awards” duket se do të sjellë ndryshime të mëdha dhe shumë surpriza për publikun. Dukshëm kjo gjë do të ndikojë dhe në “Top 5”.

Në krye të klasifikimit për këtë javë ka qenë kënga “Pa ty” nga Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri. Kënga është rritur me 82 vende nga java e kaluar dhe duket se kjo këngë po vazhdon të pritet mjaft mirë nga publiku. Nëse do të vazhdojë të mbetet ende në vend të parë, mbetet për t’u parë por me prurjet e reja duket se ka goxha konkurrencë.

Kënga “Marr” nga Majk dhe Ledri Vula, është ngritur 34 vende që nga hyrja në klasifikim. Një bashkëpunim i tillë midis 2 artistëve do të vazhdojë të pritet mirë këtë verë nga publiku.

Një bashkëpunim tjetër po kaq i suksesshëm ka qenë dhe kënga “Magji” nga Kidda dhe Capital T. Projekti i ri muzikor renditet në vendin e 11-të dhe është rritur me 80 vende nga java e kaluar dhe duket se do vazhdojë të ketë sukses.

Një projekt i veçantë nga Auren Mejdani, Denisa Gjezo, Albana dhe Ines i titulluar “Zaman”, ka arritur sukses duke u rritur me 88 vende që nga momenti i hyrjes në 100 këngët më të mira shqiptare. Me këto ritme kjo këngë do të mund të arrijë në “Top 5”.

Projekti i ri i Beatrix Ramosaj, “By my side” e ka sjellë këngëtaren në vendin e 32-të edhe pse ende mbetet një prurje e re në klasifikim. Aspak keq si renditje!