Tayna është një ndër artistet më aktive në muzikë, duke prodhuar projekte të njëpasnjëshme por situata e pandemisë ka bërë që artistja të mos publikojë projekte të reja. Si pasojë këngët e reperes, të cilat momentalisht gjenden në klasifikim dhe janë në total 6 këngë, këtë javë nuk janë votuar shumë, duke bërë që artistja të humbasë disa pozicione në renditje.

Fansat kanë lënë të nënkuptohet se po presin dicka të re nga artistja dhe sigurisht që kjo e fundit nuk ka zhgënjyer.

Vetëm pak orë më parë ka qënë një postim i menaxherit të saj, Rynor Hykolli, ai që ka treguar se Tayna po përgatit bombën e radhës.

“Po ju tregoj që edhe koronën ka për ta hequr ky mega hit“, shkruan bashkangjitur postimit Rinor, duke lënë kështu të gjithë fansat e artistes në pritje.

Këngët e Tayna-s, “Edhe ti”, Aje”, “Bye Bye”, “Pasite”, Sicko” dhe “Sorry“, këtë javë pozicionohen përkatësisht në vendin e 17-të, 23-të, 25-të, 28-të, 33-të dhe 47-të.