Kjo fundjavë ka qënë padiskutim një ndër më të bukurat e këtij viti dhe kjo për shkak të festave të 28-29 Nëntorit.

Edhe pse nuk është festuar ashtu sikurse kjo festë e meriton, sërish në rrjetet sociale është ndjerë festa virtuale, teksa të gjithë shpërndanin shqiponjën dykrenare.

Po cila është kënga që kryesoi fundjavën e festave në klasifikimin e “The Top List”?

Capital T është artisti që ka tërhequr vëmendjen për këtë javë me këngën e tij “Fjalt e Nanës”. Një këngë që përcjell emocion, për njeriun më të shtrenjë të jetës, për atë që nuk përsëritet më kurrë, nënën.

Sigurisht që fansat kanë bërë zgjedhjen e duhur për këngën që udhëheq klasifikimin këtë periudhë festash, kjo lidhur me faktin se vecanërisht ne shqiptarët kemi një lidhje shumë speciale me prindërit.

“Fjalt 2 Nanes” është ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e parë.