Mozzik është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List” pas tre muajsh mungesë. Ka qënë pikërisht projekti “Madam” ai që e ka rikthyer fuqishëm reperin.

Edhe pse fillimisht ky projekt muzikor u hoq nga kanali i “Youtube” për të drejtat e autorit nga shtëpia diskografike “On Records”, pjesë e të cilit ka qënë dhe Mozzik, ky i fundit ia arriti ta rikthente këtë këngë menjëherë për publikun.

Duket se muzika e Mozzik i kishte munguar shumë fansave të tij, pasi kënga e tij “Madam” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe është votuar pafund nga fansat gjatë kësaj javë.

“Madam”, e cila përflitet se është një dedikim i Mozzik për të dashurën e tij, Loredana, është ngjitur me 80 pozicione, duke u shndërruar në këngën që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.

Falë votave të fansave, kjo këngë është renditur në vendin e 15-të. Ndërkohë që “Madam” ka rreth dy muaj që ka dalë në treg, ende nuk kemi një lajmërim nga ana e reperit nese po përgatitet për ndonjë projekt të ri muzikor këtë verë.