Granit Derguti, këngëtari dhe producenti i njohur, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Superman”.

Me muzikë dhe tekst të vetë artistit, kjo këngë, e cila është publikuar javën e kaluar, është bërë menjëherë pjesë e listës, duke u renditur në vendin e 73-të. Edhe pse njihet për disa bashkëpunime të suksesshme, në këtë projekt Graniti ka vendosur të vijë “solo”, duke treguar gjithë talentin e tij.

Graniti është gjithashtu pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me bashkëpunimin e tij me Mixey dhe Xhensila Myrtezaj, “Lova”. Ky projekt muzikor ka mundur të rezistojë listës për plot 40 javë, falë mbështjes së fansave, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 35-të.