Elai ka qenë një nga artistët që ka hyrë fuqishëm në klasifikimin e “The Top List”. Ende një artist i ri, ai arriti që të hynte me dy projekte të tijat në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare.

Ishte fjala për “Paranormal” dhe “Lale”. E menjëherë pas kësaj, publiku votoi që një tjetër këngë e tij të hynte në listë, “Nokia”. Në fakt ishte pikërisht “Nokia” ajo që e bëri Elain më të njohur.

E duket se ky artist nuk ka aspak të ndalur. Elai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri të titulluar “Pise”. Duket se Elai sa vjen dhe po pëlqehet akoma dhe më shumë nga publiku i cili po voton projektet e tij.

Elai sigurohet që gjithnjë të sjellë projekte interesante dhe e tillë ishte edhe “Pise”. Duke filluar nga titujt që ai zgjedh e deri tek tekstet apo vija melodike, Elai nuk zhgënjen asnjëherë.

”Pise” ka arritur që të pozicionohet në vend të 100-të, por që gjasat janë që të na surprizojë në javët në vazhdim.