“Nje here ne jete” është një nga hyrjet më të reja të klasifikimit të “The Top List”, e sjellë mjeshtërisht nga Cricket dhe Dafina Zeqiri. Edhe pse është konsideruar si një ndër këngët e javës, pozicionimi i këtij bashkëpunimi në listë nuk ka qënë mjaft i mirë, duke mos u renditur me lart se në vendin e 100-të.

Komente mjaft pozitive ka marrë ky projekt muzikor, për muzikën e të cilit është kujdesur Cricket ndërsa për tekstin dhe melodinë, Endrit Mumajesi. Sa i përket masterizimit, ai është punuar me kujdes nga Lorenc Aliaj, një emër mjaft i njohur për publikun.

Ndërsa videoklipi, në të cilin Dafina shfaqet e vetme, duke treguar më së miri situatën e distancimit për shkak të Koronavirusit, është punuar nga “Entermedia”.

Dafina është një ndër artistet mjaft aktive në muzikë, duke sjellë projekte të njëpasnjëshme, të cilat rezultojnë mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Momentalisht artistja gjendet me 7 këngë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Nuk dihet si cili do të jetë pozicionimi i “Nje here ne jete” javën e ardhshme, por një gjë është e sigurt, ajo vazhdon të dëgjohet pafund nga publiku.