Ndërkohë që ka kaluar thuajse një vit që nga publikimi i tij i fundit, Kelly ka vendosur të rikthehet me projektet e tij muzikore dhe së fundmi me një këngë dedikuar mbrëmjeve të cmendura nëpër klubet e natës.

“One Night Stand” mban titullin kjo këngë, e cila është publikuar në fund të muajit shtator. Duket se fansave iu ka munguar muzika e Kelly-t, pasi falë sugjerimeve të tyre, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke zënë vendin e 45-të.

Ndërkohë që është një këngë që flet për seksin pa dashuri, vetë këngëtari ka shpjeguar se është kundra këtij fenomeni.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Kelly ka zbuluar më shumë sa i përket “One Night Stand” dhe planet e tij në të ardhmen.

TA: Sa kohë kanë kaluar nga publikimi i projektit të fundit muzikor?

Kelly: Nuk ka kaluar shumë kohë pa publikuar projekte të reja. Para një viti publikova këngën “E paskam pas gabim”, e cila pati goxha sukses duke vulosur rikthimin tim në skenat e festivaleve të muzikes. .

TA: Si lindi ideja për “One Night Stand”? Pse vendosët të krijonit një këngë dedikuar seksit pa dashuri?

Kelly: “One Night Stand” është një projekt i përfunduar këtë vit. Ideja lindi nga një ngacmim nga jeta e natës që bëjnë shumë të rinj në Tiranë por jo vetëm. Mendoj se është temë që prek shumë prej nesh, të cilet të paktën një herë e kanë gjetur veten në një situatë të tillë. Eshtë një projekt i cili i përket rrymes pop – funk, një zhaner i ri në tregun muzikor shqiptar. Kënga është pritur mirë, gjithashtu dhe klipi.

TA: Juve keni patur ndonjë eksperiencë “One Night Stand”

Kelly: Nuk jam tipi qe me pelqen seksi pa dashuri.

TA: Kush është kujdesur për tekstin, muzikë dhe klipin?

Kelly: Muzika dhe teksti mban firmën time ndërsa orkestrimi dhe postproduksioni nga “Tull Productions”. Klipi është realizuar nga “Four Infinit Productions”. Eshtë një klip i thjeshtë i menduar mirë, i realizuar në një klub nate për t’ju afruar më shumë tematikës së këngës.

TA: Pse vendosët ta publikonit pikërisht në këtë periudhë, kur shumica e artistëve zgjedhin sezonin e verës?

Kelly: Vera më gjeti shumë të angazhuar me koncerte dhe koha nuk ishte në favorin tim për të realizuar xhirimet por mendoj që kënga është goxha ritmike dhe e kam dëgjuar të luhet nëpër klubet e Tiranes. Tregu muzikor ka gjithmonë hapësirë për këngë të tilla pavarësisht kohës kur publikohen.

TA: Vazhdoni të jeni aktiv në jetën e natës?

Kelly: Sigurisht që po, nuk i kam shkëputur asnjëherë kontaktet me të kënduarit “live”.  Kam qënë goxha aktiv, cdo javë duke performuar nëpër klube të ndryshme në Tiranë dhe kudo nëpër Shqipëri. Ndoshta angazhimi i shpeshtë në mbrëmjet “live” më ka larguar paksa nga ekrani por tani mendoj se është koha të rikthehem me disa projekte të tjera me të cilat po punoj.

TA: Kur mendohet të dalë projekti i radhës?

Kelly: Kënga është gati. Po bëhemi gati për ta xhiruar. Besoj brenda një muaji do kemi dicka të finalizuar.

TA: Si ndiheni që jeni pjesë e “The Top List”?

Kelly: Fillimet e mia në muzikë janë të lidhuara me “Top Fest”, ku jam nderuar me disa cmime kështu që është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e “Top Awards”

TA: Një mesazh për fansat që të kanë votuar…

Kelly: Jeni më të mirët. Ju falenderoj shumë nga zemra për mbështetjen. Gjithashtu dhe ju për intervistën. Shihemi së shpejti me projektin e radhës.