menu

Kejsi Tola për herë të parë në vendin e parë!


Ora: 11:12 Datë: 18/11/2018

Versioni akustik i “U Rritem” ka triumfuar ndaj versionit origjinal të këngës dhe këtë e vërteton më së miri fakti që këtë jaëv versioni akustik ka zënë vendin e parë të “The Top List”.

Javën e kaluar, kjo këngë u ngjit me 69 pozicione ndërsa këtë javë me 14 pozicione, duke u shndërruar në këngën më të dëgjuar dhe votuar të javës.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Kejsi shpjegoi të bënte këtë version pasi dëshironte të sillte një tjetër dimension të këngës dhe këngëtarja ja ka arritur më së miri ta rrënqethë publikun shqiptar.

E pyetur nga ” Top Awards” se si ndihet që “U Rritem” kryeson klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, Kejsi është përgjigjur thjesht edhe saktë, duke dhënë një falenderim për të gjithë ata që e kanë votuar.

Në një sondazh të zhvilluar në faqen zyrtare të “Top Awards”, fansat janë pyetur se cilin version preferojnë më shumë dhe rezultati ka qënë 67% kanë votuar për versionin origjinal ndërsa 33% kanë votuar versionin akustik por pavarësisht kësaj votat vërtetojnë të kundërtën.

Artistët shqiptarë vazhdojnë të prodhojnë muzikë të bukur dhe këtë e vërteton fakti se këtë javë në listë jan futur 7 projekte të reja muzikore, të cilat kanë lënë jashtë disa prej këngëve që për një kohë të gjatë qëndronin në listë.