Java e kaluar ishte tepër e suksseshme për Majk, kënga e të cilit sapo hyri në “The Top List”, u rendit menjëherë në vendin e 9-të.

Kjo javë vjen akoma më suksesshëm për artistin, ku “Kcen” është ngjitur më 6 pozicione, duke zënë vendin e 3-të.

Duket se Majk di mirë se si të godasë në shenjë, pasi me këtë këngë kushtuar vajzave nga Prishtina dhe Tirana, ai ka rrëmbyer zemrat e fansave, të cilët vazhdojnë ta votojnë duke e pozicionuar në treshen më të nxehtë të klasifikimit.

Edhe pse është publikuar në fillim të muajit shtator, kjo këngë tani dëgjohet jo vetëm nëpër klube nate por edhe nepër makina me volumin në maksimum.