Muzika vazhdon të jetë një ndër industritë më të prekura për shkak të Koronavirusit. Prodhimet shqiptare janë në pauzë, gjë e cila nuk dihet sa do të zgjasë.

Kjo javë shënoi plot 4 javë pa asnjë hyrje të re në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Kjo është padiskutim një nga “thatësirat” më të mëdha në muzikë, mbase e të gjitha kohërave.

Që prej krijimit të “Top List”, i cili shënon thuajse 5 vjet, nuk ka ndodhur kurrë që për 4 javë rresht të mos ketë hyrje të reja.

Pavarësisht mosprodhimit të muzikës së re, e cila është e pamundur në këtë periudhë të distancimit social, publiku ende vazhdon të dëgjojë muzikë dhe ajo cfarë është më e rëndësishme të mbështesë artistët e preferuar përmes votave të tyre në “The Top List”.

Për 6 javë rresht Stresi vazhdon të mbajë vendin e parë me “Loco” por gjithashtu edhe vendin e dytë me “Two shots”, bashkëpunimi me MKR dhe Anxhelo Kocin.

Edhe pse sipas ekspertëve rikthimi i gjendjes normale në muzikë mund të zgjasë deri në vitin 2020-të, ende nuk dihet në artistët shqiptarë do rifillojnë të publikojnë projekte të reja pasi e gjitha kjo të marrrë fund. Deri atëherë mos harroni të dëgjoni dhe të votoni artistët tuaj të preferuar në “The Top List”.