menu

John Shahu nuk iu ndahet baladave por e radhës është “caliente” si “Havana”


Ora: 21:24 Datë: 08/03/2019

Pavarësisht se kishte nisur të merrej kohë më përpara me muzikë, John Shahu arriti kulmin e suksesit me “Mike”, në bashkëpunim me artistët e famshëm Elvana Gjata dhe Ledri Vula. Me një zë të veçante dhe me një projekt të sjellë së bashku me dy artistë të famshëm, duket se John ka zgjedhur strategjinë më të mirë për t’u futur në tregun muzikor shqiptar.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, John ka rrëfyer se për kompozimin e këngës “Mike” është frymëzuar nga babai i tij që këndon serenata , duke lënë kështu të nënkuptohet se ai nuk iu ndahet baladave por kësaj radhe ai vendosi të vijë ndryshe, me një këngë “caliente” si “Havana”, e cila renditet menjëherë në vendin e 38-të.

Fansat e kanë pritur mjaft mirë rikthimin e John-it, i cili është zhvendosur nga Australia në Shqipëri, për të ndjekur ëndrrën e tij, muzikën.

TA: Fituat shumë famë me “Mike”, si ishte për ju ky sukses i menjëhershëm?

John Shahu: Ishtë vërtet shumë shpërblyese. Puna e vështirë, vlerësohet. E konsideroj veten me fat për një bashkëpunim të tillë.

TA: “Havana” është projekti i parë muzikor që të sjell “solo”, si është pritur nga publiku?

John Shahu: Po, “Havana” është një këngë argëtuese dhe deri tani kam marr komente shumë pozitive.

TA: Mendoni se zëri juaj i përshatet më së miri baladave?

John Shahu: Atë nuk e vendos unë, e ka në dorë publiku.

TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

John Shahu: Për muzikën dhe tekstin është kujdesur Don Kozeli ndërsa videoklipi është punuar nga “Don Production”.

TA: Si një djalë me origjinë nga Korca, bëni serenata? I keni dedikuar ndonjëherë serenatë ndonjë vajze?

John Shahu: Në fakt melodinë e ‘Mikes’ jam frymëzuar nga babai që këndon disa serenata edhe po, kam dedikuar edhe serenata.

TA: Pse vendosët të zhvendoseni nga Australia në Shqipëri?

John Shahu: Thjesht dua të fitoj sa më shumë eksperiencë dhe m’u dha shansi të punoja në Tiranë.

TA: Si ndiheni që jeni pjesë e “The Top List”?

John Shahu: Eshtë kënaqësi shumë e madhe. Ju jam shumë falenderues.

TA: Ka nisur puna për projektin e radhës?

John Shahu: Po, kam disa projekte, të cilat janë edhe bashkëpunime.

TA: Një mesazh për mbështetësit e muzikës tënde?

John Shahu: I falenderoj shumë ata që e mbështesin muzikën time. Për ju po bëj gjithçka.