Le të themi që “Big Brother VIP” është shndërruar tashmë në një fenomen të padiskutueshëm. Të gjithë jemi shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë ditë pas dite me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se si do të shkojë rrugëtimi i tyre deri në finale ku vetëm njëri do të mund të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Elgit Doda është një nga producentët më të suksesshëm dhe padyshim që këngë e tij pëlqehen shumë. Sidomos së fundmi, ai ka qenë i përfolur për këngën ‘Toxic Love” të dedikuar për Borën nga ana e Donaldit dhe gjithashtu për miqësinë e mirë me dy vëllezërit binjak Veshaj.

Teksa Donaldi ndodhet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP”, Romeo dhe Elgiti kanë treguar shumë mbështetje për të. Mirëpo, njëra nga banoret aty brenda, Monika, ka krijuar shpesh plot situata humoristike kur bëhet fjalë historinë e saj me pilotin e parashutave dhe droneve që u vijnë banorëve për t’i surprizuar. Ajo madje i ka kërkuar disa herë Elgitit që t’i bëjë një këngë asaj dhe pilotit.

Mbrëmjen e së premtes Elgiti më në fund ia plotësoi dëshirën. Ai këndoi për të këngën e sapokrijuar, “Piloti”. E tani jo vetëm për kënaqësinë e Monikës, por edhe për tonën, Elgiti dhe Romeo e kanë  publikuar gjithashtu versionin audio të këngës në YouTube. Tani jemi shumë kuriozë për të parë realizimin e videoklipit të kësaj kënge kaq interesante.