Ardit Cuni dhe Vesa Smolica vazhdojnë të mbajnë sërish kreun e Top Listës edhe për këtë javë.

“Jena Na”, një këngë që prej 6 javësh është bërë pjesë e klasifikimit, ka mundur të ecë mjaft mirë, ku për dy javë rresht vazhdon të votohet nga fansat, duke u shndëruar në këngën më të preferuar të publikut.

Ndërkohë që kemi ndryshime në renditje ku kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është ajo e Butrint Imerit “E jona” me 7 pozicione plus, për këtë javë nuk ka patur prurje të reja. Duket se me mbylljen e sezonit veror, shumë artistë vendosin të relaksohen pas një axhende të ngarkuar me koncerte, duke mos publikuar  projekte të reja.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 38-të të “The Top List”, Top Awards:

 

  1. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
  2. Butrint Imeri – E jona
  3. Xhensila – High Love
  4. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  5. Alban Skenderaj – Engjell
  6. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  7. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  8. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  9. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  10. Getinjo ft. Kida – Ku je
  11. Lyrical Son – I re pishmon
  12. Alban Skenderaj – Duart Lart
  13. Elvana Gjata – Njesoj
  14. Nora Istrefi – Majem
  15. Adrian Gaxha ft. Franqyes – My Girl
  16. Mc Kresha & Lyrical Son – S’po ma nin
  17. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
  18. Young Zerka – Love
  19. Dafina – Shot Calling
  20. Offchestra – Pa jelek