Për 4 javë rresht, “Jena Na”, vazhdon të kryesojë “The Top List”, duke u bërë kështu kënga e parë që qëndron kaq gjatë në vendin e parë për këtë sezon veror.

Arditi dhe Vesa duket se nuk po mposhten në këtë “konkurrencë” të muzikës shqiptare, duke vazhduar të kenë një mbështetje mjaft të madhe nga fansat e tyre, të cilët i votojnë vazhdimisht.

“Jena Na” është bërë pjesë e Top Listës prej 8 javësh, ku për 4 javë është e renditur në vendin e parë, duke thyer rekordin e parë për këtë sezon të “The Top List”, Top Awards.

Po kjo javë ka sjellë ndryshime thuajse në gjithë klasifikimin, ku si kënga më e suksesshme e javës është ajo e Majk “Kcen”, e cila është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 3-të.

Sa i përket prurjeve të reja, për këtë javë janë tre të tilla: Mimoza H- “The Wild Woman”, Keisi – “Sa Larg” dhe Dj Aldo ft. Melloquence – “Hands Up”, duke lënë jashtë: Dafina – “Shot Calling”, Vedat Ademi ft. J Gashi – “Thirrëm Dashuri” dhe Young Zerka me “Love”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 40-ë të “The Top List”, Top Awards:

  1. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  2. Xhensila – High Love
  3. Majk – Kcen
  4. Butrint Imeri – E jona
  5. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  6. Getinjo ft. Kida – Ku je
  7. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  8. Alban Skenderaj – Engjell
  9. Elvana Gjata – Njesoj
  10. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  11. Captial T ft. Dhurata Dora – Bongo
  12. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  13. Alban Skenderaj – Duart Lart
  14. Lyrical Son – I re Pishmon
  15. Keisi – Sa larg
  16. Dj Aldo ft. Melloquence – Hands Up
  17. Nora Istrefi – Majem
  18. Mc Kresha & Lyrical Son – Spo ma nin
  19. Adrian Gaxha ft. Franques – My Girl
  20. Mimoza H – The Wild Woman