Një rrymë e re ka nisur në “Top Albania Radio” me një moto të vecantë, “Making Radio Cool Again”.

Një programacion i ri, i pasur me emisione të ndryshme, nga ato informative, sportive por edhe humoristike.

“Top Albania Radio” ka vendosur t’i kushtojë një hapësirë të vecantë “Top Awards”, duke bërë kështu që java të nisë ditën e Shtunë.

Pavarësisht se mund t’ju duket paksa e cuditshme, është programi maratonë prej tre orësh në Top Albania Radio, në të cilin do të zbulohet klasifikimi i “The Top List”, i cili do i japë akoma më shumë kuptim javës tuaj.

Nën drejtimin e Arditit dhe Albanës, “The Top List” by Top Awards do të ketë shumë të ftuar dhe surpriza nga artistët që gjendet në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

E Shtuna e 7 Nëntorit është java e parë ku ky program nis rrugëtimin e tij në Top Albania Radio, në orën 10:00.