Jemi në javën e 134-t të klasifikimit të “The Top List” dhe kjo javë ka hyrë në histori për shkak të hyrjeve të reja që i janë shtuar listës.

Kjo verë ka aktivizuar shumë artistët shqiptarë, të cilët nuk publikojnë vetëm një projekt gjatë verës por disa të tilla, duke luftuar kështu për atë që do të quhet hiti i verës 2018-të.

Ajo që vihet re këtë vit dhe sigurisht këtë sezon veror është fakti që shumë talente të reja i janë shtuar tregut muzikor shqiptar. Edhe pse të rinj në profesionin e tyre, ata kanë marrë mbështetje të madhe nga ana e publikut, duke i votuar dhe duke i bërë pjesë të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

14 projekte të reja i janë shtuar kësaj jave listës zyrtare të “Top Awards”, duke u shndërruar në javën me më shumë hyrje në listë, ku disa prej tyre janë renditur mjaft mirë në klasifikim. Këto janë 14 këngët e reja në listën e kësaj jave:

Sylvester ft. Jessy – Zemren Nale
Alban Skenderaj ft. Young Zerka – Deja Vu
Capital T – O Ma
Dhurata Dora – Jake Jake
Rina – Mami
Butrint Imeri – Alea
Elvana Gjata & Ledri Vula feat. John Shahu – Mike
Seven – Ku je
Dj geek ft Argjentina – Sekreti
Tayna – Shqipe
Bleona – I Don’t Need Your Love
Blero – Bingo
Shaoling Gang – Lean Lean
Stine – Dashni Dominante

Një tjetër javë që ka patur shumë hyrje të reja ka qënë edhe java 127-të, ku 13 këngë të reja i janë shtuar listës. 5 prej këtyre projekteve muzikore kanë qënë bashkëpunime, duke treguar kështu që këtë verë bashkëpunimet muzikore kanë marrë vëmendjen kryesore.

Java e 131-të konsiderohet një tjetër javë me shumë prurje të reja pasi 9 të tilla i janë shtuar listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ky ështe vetëm fillimi, se çfarë do publikojnë artistët javët e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë.