Zona e nxehtë këtë javë ka pësuar ndryshime, krahasuar me një javë më përpara.

Ndërkohë që vendi i parë i përkiste Dardan me këngën e tij “Daytona”, kjo javë ka sjellë në vendin e parë bashkëpunimin e Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, “Parajsa ime”, duke e rikthyer Albanin në krye pas disa kohësh mungesë.

Vendi i dytë duket se tashmë ka një emër dhe ai është Alban Ramosaj, i cili prej tre javë rresht qëndron me këngën “I Nat Ma Fal”. Kujtojmë që Albani ka mundur të mbajë kreun e “The Top List” për dy javë rresht

Vendi i tretë ka ardhur krejt surrizë këtë javë pasi bëhet fjalë për një hyrje të re muzikore. Eshte pikërisht Yll Limani me “I kom kall”, kënga që ka rrëmbyer vendin menjëherë vendin e tretë, që në javën e saj të parë të publikimit.

Se cila do të jetë renditja e zonës së nxehtë javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë, ditën e dielë, në orën 12:30, në ekranin e Top Channel.