Tuna ka bërë një rikthim dinjitoz në muzikë pas një shkëputje të gjatë muzikore. Këngëtarja nga Shkupi është shndërruar në qendrën e vëmendjes për shkak të publikimit jo të një kënge por 7, të përmbledhura në një album që mban titullin “Fortuna”.

“Një album për të cilin kam ëndërruar shumë gjatë“, kështu është shprehur këngëtarja për “Fortuna” dhe pritja ia paska vlejtur pasi këngët e saj janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Ky album përmban 5 këngë “solo” dhe dy bashkëpunime, njëri me Armend Rexhepagiqi ndërsa tjetri me Yll Limanin. “Tani m’ke zemër”, “A don hala”, “Plagë”, “Krejt mu kanë përzi”, “Harrova”, “Dreqi e marrtë” dhe “Nëse vdes e re”, këto janë këngët që përbëjnë romanin e Tunës, të shkrirë në 7 kapituj, sic vetë ajo është shprehur.

Sugjerimet e fansave kanë bërë që vetëm tre këngë të Tunës të futen në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” dhe bëhet fjalë për këngën “Plage”, “A don hala” dhe “Tani m’ke zemer”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 5-të, 20-të dhe 45-të.