menu

Ja si vjen Kida në këngën e saj të re…


Ora: 16:02 Datë: 10/11/2021

Kida kishte paralajmëruar prej kohësh që me këngën e saj të re do të na rrënqethte që të gjithëve dhe vërtet kështu ndodhi. Që me publikimin e projektit “Ike” publiku e ka pritur mjaft mirë, qoftë si këngë, po ashtu edhe stilin me të cilën ajo erdhi.

Pas hitit “Dinero”, Kida kësaj here ka ardhur me një baladë shumë të ndjerë dashurie. “Ike” e tregon këngëtaren ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shohim. Edhe pse Kida thuajse gjithmonë vjen shumë eksplozive, këtë herë ka ardhur më butë dhe me stil më melankolik.

”Ike” është një këngë tipike romantike ku këngëtarja po vuan nga një dashuri e përfunduar dhe i drejtohet partnerit me fjalët “pse ike”. Mund të themi se pas “Dinero” që mori disa kritika nga ndjekësit e saj, “Ike” ka sjellë vërtet stilin me të cilin Kida është më komode dhe nuk zhgënjeu aspak.

Ky projekt i ri i Kidës e ka pozicionuar atë në vend të 49-të të klasifikimit të “The Top List”.