Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë…

“Like Jackson”,  projekti i Tan Bramës që i është bashkuar së fundmi klasifikimit, është rritur me plot 76 vende. Duket se pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP” ka bërë të veten dhe fama e Tanit sa vjen e shtohet.

Projekti i Dafina Zeqirit, “Ti dho krejt” është rritur me 32 pozicione nga java e kaluar. Dafina sa vjen e na surprizon akoma dhe më shumë me projektet e saj të njëpasnjëshme.

Një nga projektet e Elhaida Danit nga albumi i saj i publikuar para disa muajsh duket se qenka ndër më të preferuarit e publikut. Është fjala për “Amore” që këtë javë është rritur me 24 pozicione.

Por gjithashtu edhe “Zanin” është rritur po njësoj si “Amore”. Edhe ky projekt është rritur me 24 vende.

Një tjetër projekt që ka kohë në klasifikim është “Vetëm ty (Avaxus Remix)”. Ky projekt është rritur me 23 vende, edhe pse ka 34 javë si pjesë e “The Top List”.