Prej ditësh Ledri Vula ka marrë një vendim, duke fshirë të gjitha postimet e tij në rrjetin social “Instagram”. Të shqetësuar, fansat kërkojnë rikthimin e postimeve të vjetra të artistit por ka dhe shumë fansa që kanë shkruar se diçka e madhe po vjen. Gjithçka që mund të gjejmë në postimet e Ledrit janë vetëm disa shprehje.

Vetëm pak kohë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti sqaroi se kishte vendosur të sfidonte vetën në një fushë tjetër dhe bëhet fjalë për atë të biznesit. Ai ka treguar se gjatë udhëtimeve të tij të shpeshta ka patur kontakte me shumë njerëz, të cilët i kanë ofruar bashkëpunime për biznese të ndryshme dhe kështu artisti është takuar me një shokun e klasës së tij dhe të dy punuan për muaj të tërë për idenë e Frix, një brand i krijuar nga ata për të shërbyer pataten në formë shumë të veçantë me salcë dhe shije që me heret nuk kan ekzistuar në Kosovë.

A do të thotë kjo se Ledri po lë muzikën, duke iu dedikuar biznesit? Cila është e vërteta e fshirjes së çdo postimi në “Instagramin” e Ledri Vulës?

Ndërkohë që duket një periudhë qetësie, në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe pasi Ledri Vula po përgatitet të publikojë albumin e tij më të ri. Pra, e vërteta është se Ledri nuk po lë muzikën por ai do të vijë më fuqishëm se kurrë më një album që është fantastik dhe ne e kemi dëgjuar.

Ajo që mbetet për t’u konfirmuar është data e publikimit të albumit dhe fansat janë sy e vesh tek artisti i tyre i preferuar, të cilët vazhdimisht komentojnë duke kërkuar që ta publikojë sa më shpejt bombën e tij.