Një vit me vështirësi por muzika gjithmonë është qetësia e shpirtit në këtë periudhë pandemie.

Edhe pse projektet e reja nuk kanë qënë në maksimumin e tyre, ka patur këngë që janë shndërruar në hitet për vitin 2020-të.

Po kush kanë qënë artistët që kanë qëndruar më shpesh në vendin e parë për vitin 2020-të?

Dy artistët që kanë thyer rekordet për vitin 2020-të janë Yll Limani dhe Stresi, përkatësisht 9 javë në total ne vendin e pare.

Yll Limani ka mundur të mbajë kreun e “The Top List” për 9 javë në total. Këngët, të cilat e kanë bërë artistin të renditet i parë janë: “Engjej” ka zënë vendin e parë 2 javë, “I kom kall” – 2 javë, “Buzet e kuqe”- 2 jave dhe “Leje”- 3 javë.

Artisti i dytë që po ashtu ka qëndruar në vendin e parë më shpesh për vitin 2020-të është Stresi, reperi që këtë vit punuar fort dhe duket se gjithcka i është shpërblyer. “Loco” e Stresit ka zënë kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për 8 javë rresht dhe një javë me bashkëpunimin e tij me Morenën “Bad Girl”.