Boxi është një tjetër hyrje e re i listës së “Top Awards” për këtë javë, e cila është renditur mjaft mirë në klasifikim. “Dridhe” titullohet kënga e saj më e re, e cila jo vetëm që ka marrë sugjerimet e mjftueshme për t’u bërë menjëherë pjesë e listës por gjithashtu ka zënë vendin e 10-të, një pozicionim ky mjaft i rëndësishëm. Pavarësishte se “Dridhe” nuk është debutimi i saj muzikor, kjo është hera e parë që Boxi bëhet pjesë e listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Në momentin e parë që shohim këtë artiste, në mendje na vjen vokalistja e grupit amerikan Gossip, një ngjamëri mjaft të madhe në fytyrë pavarësisht se vetë ajo shprehet se kurrë më parë nuk e kishte dëgjuar këtë krahasim.

Po kush është Boxi?

Ishela Boksi , e cila në fushën e artit ka zgjedhur të quhet Boxi, është e diplomuar në regji filmi “Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi”.

Kënga e saj e parë titullohet “Bounce for me” e publikuar në Prill teë vitit 2019-të ndërsa kënga e dytë është “Dridhe” e publikuar në Mars 2020-të. Të dyja këngeët mbajnë vulën e labelit “Bulza Entertainment”, studio e së cilës Boxi është pjesë.
Ajo ka si veçori stilin dhe gjuhën që përdor në tekstet të cilat i krijon vetë.

Gjithashtu kujdeset edhe për imazhin e saj dhe krijimin e personazheve si në rastin e klipit të këngës “Dridhe”. Lil Kim është frymëzimi i Boxit, për t’u marrë me muzikë “rap”.

E kontaktuar nga “Top Awards”, Boxi ka zbuluar se shumë projekte të reja priten të publikohen nga ajo, të cilat priten të jetë plot surpriza.

TA: Sa kohë të është dashur për të prodhuar “Dridhe” dhe kush janë bashkëpunëtorët e këtij projekti muzikor?

Boxi: Ky ështe prodhim i “Bulza Entertainment” me të cilët po bashkëpunoj dhe i dua shumë të gjithë. Më janë dashur dy netë për tektin dhe “flow”, një seancë për regjistrim, pak kohë për “beat” dhe pak kohë për master. E përfunduar për një muaj.

TA: Me nje klip mjaft interesant ka ardhur kjo këngë, por duke qënë se titulli është “Dridhe”, kishe menduar të sillje ndonjë femër të zhveshur teksa bën “twerk”?

Boxi: Epo ndonjëherë kontrasti i dukshëm e bën interesant një prodhim audio vizual. Plus që ku ka më mirë se të bësh të dridhen ata përballë monitorit sesa të fusësh kukulla që i kemi parë 100 herë brenda tek kutia me ngjyra. (buzëqesh)

TA: Si është pritur kjo këngë nga publiku?

Boxi: Mendoj se duhet të mbarojë karantina që të arrij ta kuptoj sic duhet por në këto kushte, të qënit e 10-a në “Top List” ishte sqarim i mirë për mua.

TA: Cdo të thotë për ty të jesh pjesë e “The Top List” dhe të renditesh menjëherë në “Top 10”?

Boxi: Pas një telefonate nga mami: “Ela hap televizorin urgjent tek “Top Channel” se je e 10-a në Top List”, vdiqa….(mënyra më e mirë për ta shprehur).

TA: Të kanë thënë ndonjëherë se ke një ngjashmëri në fytyrë me vokalisten e Gossip?

Boxi: Sapo e kërkova në internet fytyrën e saj. Jo, kurrë. Monica Bellucci, Bleona Qerreti, Scarlett Johansson. Këto kam dëgjuar vetëm.