Ndërkohë që në ekran gjendet në një pauzë, Luana Vjollca nuk mundet të qëndrojë pa bërë asgjë, kështu që muzika është një tjetër fushë në të cilën Luana punon fort.

Prej shumë kohësh është përfolur për bashkëpunimin e saj me Jay Santos, që më në fund u publikua dhe ajo cfarë është më e rëndësishme, dyshja nuk ka zhgënjyer aspak.

“Locos” titullohet bashkëpunimi, i cili ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe që brenda një periudhë të shkurtër ka arritur të pozicionohet në 5-shen më të votuar të javës.

Sugjerimët e shumta nga ana e publikut e kanë pozicionuar “Locos” menjëherë në vendin e 4-t, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re në listën, e cila përbëhet nga 100 këngë.

Nuk dimë ende nëse ky do të klasifikohet si një ndër hitet e kësaj vere por një gjë është e sigurt, publiku po e shijon duke e dëgjuar me volumin në maksimum.

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o