“Replay” ky është butoni që fansat e Kidës dhe Ermal Fejzullahut nuk ndalen së shtypuri për bashkëpunimin e tyre të dytë të titulluar “Tela”. Dyshja e famshme ka bashkuar fuqitë për këtë sezon të nxehtë veror, duke prekur telat e zemrës së publikut shqiptar.

Bashkëpunimet Kidës!

Kida  ka sjellë disa bashkëpunime në tregun muzikor shqiptar, me të cilat ka rezultuar tepër e pëlqyer. Ndërkohë që duetet e saj kanë qënë më shumë me artistët që i përkisnin shtëpisë diskografike “On Records”, së fundmi pas shkëputjes nga ky label, artistja ka zgjedhur të bashkëpunojë me këngëtarë tepër të suksesshëm dhe bëhet fjalë për Lyrical Son dhe Ermal Fejzullahun.

Bashkëpunimi i Kidës dhe Lyrical Son, “Deja VU”

Kanë vetëm katër javë që kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë dhe rezultati është një sukses i jashtëzakonshëm. Kida dhe Lyrical Son kanë përzegjedhur ta titullojnë “Deja Vu” prurjen e tyre muzikore, e cila për tre javë rresht është shpalluar kënga më e dëgjuar e publikut shqiptar, duke zënë vendin e parë në “The Top List”.

Bashkëpunimi i Kidës dhe Ermal Fejzullahut, “Tela”

Pas suksesit me “Deja Vu”, Kida vetëm pak ditë më parë ka publikuar një tjetër bashkëpunim të suksesshëm dhe kësaj radhe me një tjetër artist  dhe bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun.

Dyshja e suksesshme ka vendosur t’i prekë fansat e tyre direkt në telat e zemrës me këtë këngë mjaft ritmike, titulli i së cilës është “Tela”. Publiku e ka mirëpritur këtë projekt muzikor, duke e sugjeruar që ai të futet menjëherë në “The Top List”, që në javën e parë të publikimit.

Falë mbështetjes së publikut, kjo këngë është renditur në vendin e 16-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në listën zyrtare të “Top Awards”.