menu

Ja cilat janë Top 5 këngët me më shumë javë aktualisht në klasifikim!


Ora: 17:25 Datë: 19/11/2021

Disa prej këngëve të klasifikimit të “The Top List” po i rezistojnë gjithnjë e më shumë kohës në listë. Për cilat këngë e kemi fjalën pikërisht me këtë? Zbulojini ato…

Mono – Bojken Lako, Kastro Zizo, Alban Kondi

Mesa duket kjo këngë sa vjen e po pëlqehet akoma e më shumë nga publiku. Bashkëpunimi i tre artistëve që goditi në shenjë, po i reziston kohës dhe prurjeve të reja. “Mono” është pikërisht shembulli konkret i atij projekti që transmeton vlera dhe talent, pa pasur nevojë për shumë bujë e për publicitet. Kjo këngë është prej 37 javësh si pjesë e klasifikimit.

Nashta – Enca

“Nashta”, e cila ka rezultuar tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar, i dedikohet një dashurie të përfunduar. Kjo këngë e Encës ka bërë të gjithë fansat kuriozë se kjo këngë mund të jetë një dedikim personal për këngëtaren. Kjo këngë është prej 37 javësh pjesë e klasifikimit.

Prologue – Ronela Hajati

“Prologue” nga Ronela Hajati rezulton gjithashtu shumë e pëlqyer nga publiku. Kjo këngë ka provokuar mjaftueshëm fansat dhe madje në rrjete sociale. “Ky projekt i Ronelës është prej 35 javësh si pjesë e klasifikimit.

Diego – Capital T

Projekti i Capital T, “Diego” qendron prej 33 javësh në “The Top List”. Me këtë këngë Kapo ka sjellë fokusin tek legjenda e futbollit Diego Maradona.

Lot – Bardhi

“Lot”, projekti i tij qendron prej 32 javësh si pjesë e klasifikimit. Edhe pse “Betohemi” është hiti i tij i padiskutueshëm, kjo këngë e ka konkurruar ndjeshëm për sa i përket jetëgjatësisë në listë.