Kjo javë nuk solli ndryshime shumë të mëdha për sa i përket klasifikimit të këngëve në Top 10, në krahasim nga java e kaluar. Kreun për këtë javë e ka marrë përsëri Elhaida Dani me një nga këngët e albumit të saj, “Zanin”, që duket se ka qenë më e preferuara e publikut që po vazhdon ta votojë për të qendruar në fron. “Valle” e Capital T ka arritur që të ngrihet me 2 pozicione nga java e kaluar dhe të renditet në vend të dytë.

Nga ana tjetër kemi përsëri David Dreshaj që rikthehet në vend të tretë. “Egoiste” është rritur me 7 pozicione nga java e kaluar. “Llafe Llafe” e Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son ka pasur një rënie prej 2 vendesh në pozicionim dhe për këtë javë renditet në vend të 4-të. Gjithashtu dhe dy projekte të tjera të Elhaida Danit janë rritur në renditje. Është fjala për “Jam Betu” me 1 vend më lart më renditje, duke u pozicionuar në vend të 5-të dhe “Amore”, me 2 vende më lart, duke u renditur në vend të 9-të.

Bashkëpunimi i Soni Malaj dhe Bennito, “Pak si…” ka rënë me 3 vende nga java e kaluar duke u pozicionuar në vend të 6-të. Në vend të 7-të kemi një projekt të ri nga Dafina Zeqiri, “Karma”, pjesë e albumit të saj “Dafinë Moj”, që i është bashkuar këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Në vend të 8-të kemi “Dilëm Jasht”, që fatkeqësisht ka rënë me 4 vende nga java e kaluar. Nga ana tjetër kemi një rikthim në Top 10 të “Pa ty” nga Dafina Zeqiri, Muma dhe Cricket, e cila është ngritur me 2 vende nga java që lamë pas. Mesa duket publiku po bën më së shumti prioritet këngët që tashmë të sjellin atmosferën e vjeshtës dhe duke lënë pas frymën verore që na ka shoqëruar deri më tani.