Ka qënë dhjetori i vitit 2015, koha kur “The Top List” nisi rrugëtimin e tij, duke u shndërruar në klasifikimin më rëndësishme në muzikën moderne shqiptare.

Ndërkohë që kanë kaluar tre vite nga krijimi i kësaj liste muzikore, ajo vazhdon të ketë një interes të madh të publiku shqiptar. “The Top List” fillimisht përmbante 20 këngë në klasifikimin e saj por gjatë vitit 2017, lista e saj u zgjerua me 50 këngë dhe më pas me 100, listë e cila vijon edhe sot.

Krijimi i këtij klasifikimi ka bërë që artistët mes tyre të kenë një “konkurrencë të heshtur”, duke luftuar nga java në javë për të zënë kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Duke marrë parasysh votimet e publikut, në vendin e parë të “The Top List” janë renditur artistë të njohur por edhe artistë të rinjë, duke treguar kështu që muzika e bukur vlerësohet dhe merr vendin që meriton.

Prej 159 javësh, përveç klasifikimit muzikor të përjavshëm, “The Top List” ka ardhur me lajme dhe intervista ekskluzive nga artistë të njohur dhe ata të rinjë.

Nëse do të fokusohemi tek viti 2018-të, mund të themi me bindje që muzika më e preferuar e publikut shqiptar ka qënë “hip hop” dhe këtë e vërteton më së miri fakti se në krye të saj apo në zonën e nxehtë të klasifikimit kanë qëndruar artistë të këtij zhanri muzikor. Ky vit gjithashtu ka sjellë një risi në muzikën moderne shqiptare, ku tregut i janë shtuar shumë repere femra, duke sjellë kështu një rrymë të dashur për publikun.

Viti 2018-të do të mbahet mend edhe për bashkëpunimet e shumta që artistë të njohur kanë sjellë, duke bashkuar fuqitë me njëri-tjetrin për projekte muzikore tepër të suksesshme.

Po cilat janë 100 këngët më të suksesshmë në “The Top List” për vitin 2018-të?

Sikurse e kemi përmendur edhe më parë vendin e parë si kënga më e dëgjuar dhe e votuar për këtë vit është “Ni Milion Rrugë” kënduar nga reperi i dashuri i publikut shqiptar, Unikkatil. Kjo këngë ka qëndruar në vendin e parë për 9 javë në total.

Projekti i dytë më i dëgjuar dhe i votuari në “The Top List” është bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom, “Columbiana”, e cila ka qëndruar në krye të klasifikimit për 8 javë.

Butrint Imeri është një tjetër artist që ka rezultuar tepër i suksesshëm këtë vit. Ndërkohë që ka publikuar disa projekte muzikore këtë vit, më e preferuara e publikut shqiptar ka qënë “Xhanem”, një këngë që për 6 javë ka qëndruar në vendin e parë të listës, duke u shndërruar në këngën e tretë më të votuar të “The Top List”.

Ndërsa kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “The Top List”, është bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2PO2, “Lejla”. Ky projekt muzikor, i publikuar tetorin e vitit 2016, ka qëndruar në listë për 115 javë.

Nga një analizë e këtij viti të klasifikimit të “The Top List”, këto janë 100 këngët më të bukura të vitit 2018-të:

1. Ni milion rrugë – Unikkatil
2. Columbiana- Tayna ft Don Phenom
3. Xhanem – Butrint Imeri
4. Me fal – Elvana Gjata –
5. Ti- Kida
6. Xheloz – Elvana Gjata
7. Ardian Bujupi & Xhensila – CIKA CIKA
8. Capital T ft. Majk – Pasha jeten
9. Elvana Gjata & Ledri Vula feat. John Shahu – Mike
10. Ghetto Geasy feat. Flori Mumajesi – Dashni me raki
11. Ledri Vula ft. Lyrical Son – Princess Diana
12. Ledri Vula – 1 Janari
13. Ledri VUla- I Vogel
14. Dhurata Dora ft. Flori Mumajesi – Trendafil
15. West Side Family – Beso
16. Yll Limani – A Ja ka Vlejt
17. Rina ft Fero – Ska Konkurenc
18. Butrint Imeri – Ma Cherie
19. Kida – Bileta
20. Ledri x Buta – Merri Merri
21. Don Phenom – Jena Lit
22. Xhensila Myrtezaj – Celsi I zemres
23. Gjiko – Papuqe Gucci
24. Ronela Hajati – Do ta luj
25. Mozzik – Madam
26. Loredana – Sonnenbrille
27. Butritn Imeri Alea
28. Tayna – Shqipe
29. Kida – Mas
30. Gjiko feat. Skerdi – Si Bugatti
31. Kejsi Tols – U Rritem
32. Dhurata Dora – Jake Jake
33. Mozzik – Pa Pa
34. Elvana Gjata – Ku Vajti
35. Rina – Ashiqare
36. Rina- Mami
37. Capital T – O ma
38. Samanta – Kush jam
39. Sergio – Per inati
40. Dj Geek ft Argjentina – Sekreti
41. Klajdi Haruni ft Bruno – Mbase
42. Era Istrefi – Prisoner
43. West Side Family – Komshia
44. Alban Skenderaj ft Mc Kresha – Ping Pong
45. Era Istrefi feat. Dj Maphorisa – Origami
46. Cliqme X Capital T & Koach2.0 – Across the world
47. Gent Fatali – Zemer e thyme
48. Endri ft. Rina – Janari
49. Kelly – Melody
50. Trimi – Lule Blini
51. Elvana Gjata – Vec nje pike
52. Diona Fiona – ShY
53. Klodiana Vata – Shi Lodre
54. Adriano – Nale
55. Majk ft. Yll Limani – Krejt ti fala
56. Tayna – Fake
57. Alban Skenderaj – Lea
58. Arnon ft Killua – Te Molla
59. Era Istrefi feat. Konshens – Oh God
60. Getinjo -Ti Ngele
61. Elgit Doda ft. Ilger – A ma fal
62. 2oTn – Melisa
63. Granit Derguti feat. Capital T – Take a shot
64. Ronela Hajati – Maje men
65. Alban Skenderaj ft. Young Zerka – Déjà vu
66. Young Shqipe -Vinz
67. Alban Ramosaj, Beatrix Ramosaj – Get High
68. Fifi ft. Lamar – Habibi
69. Samanta- e Jotja
70. Genta Ismajli – Papi
71. Cartani ft Don Phenom – Smoking Cubana
72. Elvana Gjata – Off Guard ft. Ty Dolla $ign
73. Rina ft. Sin Boy – Gigi
74. Fifi – Nanush 1
75. Elvana Gjata-Vec nje pike
76. Cricket & Ylli Limani -Autumn Leaves
77. Bruno ft. Cozman & Onat – Servile
78. West Side Family – E imja
79. Alban Ramosaj – Ike
80. Dafina – Ti e din
81. Elvana Gjata – Ti Shqiperi me jep nder
82. Kachinari – Another day
83. NRG Band – Harrom
84. Uki -Tkom Dasht
85. Gashi 1134
86. Besa – Amor
87. Anuloje -Dj Flow x Buta
88. Tayna – Doruntina
89. Eni Koci ft. Besnik Qaka (NRG BAnd)-Zemer
90. Lumi B – Pse mle
91. Eni Koci ft Mc Kresha – Gabimet
92. Sylvester ft. Jessy -Zemren Nale
93. Stine – Dashni Dominante
94. Devis Xherahu – Embel ti me pe
95. Anxhela Peristeri – Shpirti ma di
96. Aurela Gace – Te Dua
97. Soni Malaj ft. Jowell – El la intimitad
98. Ambra – Ku je
99. Alberije Adergjonaj- Leje Leje
100. Kelvi Kadilli – Vajzat e fshatit