Shqiptarët në përgjithësi kanë një pëlqim tepër të madh për makinat Mercedes-Benz, madje shumë të huaj na identifikojnë si vendi që mund të shohësh më shumë makina të këtij lloj tipi.

Shumë këngëtarë kanë vendosur madje t’i dedikojnë këngë “Mercedesit”, por a e dini vallë sa këngë shqiptare ekzistojnë për Benzin?

Mund të ketë edhe më shumë por ne kemi arritur të zbulojnë se janë rreth 9 këngë që i janë kushtuar kësaj lloj makine. Këngët për Benzin kanë nisur shumë kohë më parë dhe kujtojmë këtu Sami Kallmin me këngën “Mercedesi”.

Free MC, grupi i djemve nga Fieri, ka në repertorin e tij një këngë të titulluar Mercedesi zi“.

Një tjetër artist që ka sjellë këngën me titullin “Mercedes” është 2Ton, të publikuar rreth dy vite më parë por këngëtari i ka bashkangjitur edhe BMW në titull.

Por së fundmi ka dhe artistë të rinj që kanë publikuar këngë dedikuar Benzit dhe ndjekësit e “Top Awards” kanë zbuluar përmes komenteve të tyre Finem -Benzi dhe RIZA ft.Bes-MERCEDES BENZ.

Artisti që publikuar vetëm pak javë më parë një këngë dedikuar Mercedesit është Capital T dhe kënga “600PS, e cila është futur menjëherë në 5-shen e këngëve më të votuara të javës.

Në një sondazh të publikuar në Instagramin e Top Awards, ndjekësit janë pyetur se cila është kënga më e bukur dedikuar Mercedesit dhe shumë komentues kanë votuar për “600PS” të Capital T, duke u pasuar nga Finem – Benzi.