Ky projekt muzikor ka ardhur si një dhuratë jo vetëm për vajzën e tyre Ameli por për të gjithë publikun shqiptar.

E publikuar nëntorin e vitit të kaluar, kjo këngë ka marrë vlerësimet maksimale nga fansat e Albanit dhe Miriamit, të cilët kanë transmetuar gjithë ëmbëlsinë e tyre në këtë këngë të veçantë.

Prej 12 javësh, “Dhurata” vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe falë mbështetjes së fansave ajo është renditur në pozicionet më të mira të listës prej 100 këngësh. Për këtë javë, ajo mban vendin e 6-të, duke mos ndryshuar pozicion nga java e kaluar.

Por çfarë pëlqejnë më shumë fansat në këtë projekt muzikor?

Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të “Top Awards”, fansat janë pyetur se kë preferojnë më shumë, tekstin apo klipin.

75% e ndjekësve kanë votuar se teksti është më i bukur në këtë këngë por duket se ka dhe nga ata fansa që pëlqejnë klipin e këngës, duke votuar 25%.

Momentalisht si Miriami ashtu edhe Albani janë të angazhuar me projektet e tyre personale. Ndërkohë që Miriami po vazhdon me sukses rolin e saj si trajnere e “The Voice Kids”, Albani nga ana tjetër po përgatitet për recitalin e tij, “Hapesira E Nje Endrre” me datë 2, 3 dhe 4 Mars në Pallatin e Kongreseve.