Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Samantën, “Na e dina”, i cili prej 28 javësh është pjesë e “The Top List”, Gent Fatali ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “solo”.

“Ex” ka vendosur ta titullojë artisti këngën e tij më të re, me tekst të vetë Gent Fatalit.

Por duket se ishi e ka rikthyer këngëtarin fuqishëm, duke e renditur në 5-shën më të nxehtë të klasifikimit të “The Top List”, ekzaktësisht në vendin e 4-t.

Ndërkohë që ka vetëm një javë që ka dalë në treg, fansat nuk kanë reshtur së votuari këngëtarin, të cilin jo vetëm e kanë bërë pjesë të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare por madje e kanë renditur atë mjaft mirë.