Rreth 2 vite më parë, bashkëpunimi i Elvana Gjatës dhe Brunos, “Love me”, u shndërrua në një ndër këngët më të suksesshme por duket se një tjetër version e kësaj këngë është publikuar së fundmi.

Ikrenc Hyka dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar fuqitë duke sjellë një këngë dashurie, të titulluar “Si te jem mire”. Ky bashkëpunim, i cili është pritur mjaft mirë nga fansat e dyshes, mund të konsiderohet si versioni 2017 i këngës “Love me”.

Ritmike dhe me një tekst dedikuar dashurisë, kjo këngë është ideale për këto ditë të nxehta vere.

Falë sugjerimeve të publikut, ky projekt muzikor, jo vetëm që është bërë menjëherë pjesë e listës së “Top Awards”, por është renditur mjaft mirë.

Për këtë jave “Si te jem mire” pozicionohet në vendin e 16-të një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për klasifikimin e “The Top List”, i cili përbëhet nga 50 këngë.