Irena Metalla është këngëtarja më e votuar, si hyrja më e re e klasifikimit të “The Top List”. “Enderr” është projekti muzikor, i cili arriti ta bënte 17-vjeçaren pjesë të renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Irena, e cila është një nxënëse në Liceun Artistik në Durrës, ka treguar për “Top Awards” se muzika për të ka qënë një pasion që në moshë të vogël dhe falë mbështjetjes së madhe të miqve dhe familjarëve, ajo sot numëron në total 3 projekte muzikore.

“Jo sja vlen” dhe “Mi Amore” janë dy projektet e mëparshme muzikore, të cilat u pasuan me këngën “Enderr”, një baladë akustike, e publikuar në muajin shkurt të këtij viti.

Falë sugjerimeve të publikut në topawards.top-channel.tv, “Enderr” ka mundur të bëhet pjesë e klasifikimit, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.