Ka kaluar më shumë se një vit që nga koha kur Ilger ka qënë i pranishëm në klasifikimin e “Top Awards” me projektin e tij “Dhe nje nate”.

Këngëtari, i cili tashmë është një emër i dëgjuar për publikun shqiptar, ka vendosur që të rikthehet në tregun muzikor dhe kësaj radhe me projekin e titulluar “Premtimet”.

Sikurse edhe në projektet e mëparëshme, Ilger vazhdon t’i mbetet besnik bashkëpunëtorit të tij, Elgit Dodës, me të cilin ka punuar edhe për këtë prurje të re muzikore.

Teksti i kësaj kënge flet për premtime, të cilat nuk janë mbajtur, për një ndarje, e cila ka shkaktuar vetëm dhimbje.

Nëse në klipet e mëparëshme keni parë një Ilger serioz, projekti i fundit e ka zhveshur artistin.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë rikthyer Ilger në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke e pozicionuar në vendin e 87-të.