Kohët e fundit, shumë artiste shqiptare i janë futur zhanrit të hip-hop, duke u shndërrur në një fenomen në muzikën shqiptare.

Pavarësisht se numërohen disa repere, vetëm dy të tilla gjenden momentalisht në klasifikimin e “Top Awards” dhe janë pikërisht Tayna dhe Loredana.

Gjatë kësaj jave, jashtë liste ka mbetur një prej këngëve mjaft të dëgjuara të klasifikimit dhe është pikërisht bashkëpunimi i Tayna dhe Dafina Zeqirit, “Bye Bye”.

Artiste të tjera që nuk kanë mundur ta përballojnë konkurrencën e kësaj jave, janë Ronela Hajati me “MVP” dhe Dafina Zeqiri me “La Reina”.

Vendin e artisteve të mësipërme e kanë zënë tre hyrje të reja që vijnë nga djemtë e hip-hopit shqiptar.

Eshtë pikërisht një ndër bashkëpunimet më të shumëpritura dhe bëhet fjalë për “DMP”, një këngë e dyshes së suksesshme, Capital T dhe Ledri Vula.

Dy hyrjet e tjera që i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të javës është “Homie” e Kissrage dhe “Class” e Redon Beranit dhe Soya, të gjithë këtë janë artistë të rinj në “The Top List”.