“Troja” është një ndër grupet më të famshme shqiptar sa i përket muzikës së zhanrit “rock” dhe sigurisht që nuk mund të mos ishte pjesë e nominimeve të “Top Awards”, duke kandiduar në dy kategori, “Group of the Year” dhe “Video of the Year”.  I krijuar në vitin 92′, Troja ka qënë dhe vazhdon të jetë një ndër grupet që shpesh herë proteston përmes muzikës së tij.

“A e man n’men” titullohet projekti i fundit muzikor i publikuar në muajin shkurt të këtij viti, i cili ka ardhur i shoqëruar me një videoklip tepër interesant. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, anëtarët e grupit roker ndihen shumë të vlerësuar që janë nominuar në këto dy kategori.

Lidhur me nominimin e tyre në “Video of the Year”, Troja shprehet se për realizimin e këtij videoklipi është bërë një punë tepër e vështirë. “Kënga “A e man n’men” tregon shumë si përmes tekstit ashtu edhe videos. Edhe pse ka qënë një punë e vështirë për t’u realizuar, kemi arritur t’ja dalim shumë mirë deri në fund”, shprehet një nga anëtarët e Troja.

Troja ka falenderuar gjithashtu të gjithë përkrahësit e këtij grupi në mbarë botën duke shtuar se falë tyre muzika “rock” mbetet gjallë në çdo moment.

Jeni ju që vendosni nëse ky grup do jetë fitues i dy kategorive ku është nominuar,  duke votuar në: topawards.top-channel.tv