Ai është konsideruar si një nga reperat e rinj më të talentuar në tregun muzikor shqiptar dhe këtë gjë Mozzik e ka vërtetuar me projektet e tij muzikore të cilat pëlqehen së tepërmi nga publiku.

Mozzik, i cili prej 8 javësh renditet në “The Top List”, në klasifikimin e 20 hiteve muzikore shqiptare, është shumë i pranishëm në jetën e nates, me koncerte si brenda dhe jashtë vendit.

Reperi ka bërë një postim në llogarinë e tij të Instagramit, duke treguar se sa i bekuar ndihet që publiku e pëlqen dhe e përkrah atë.

Në fotografinë e publikuar, Mozzik shihet teksa ka qënë i pranishëm në një koncert të dhënë së fundmi, bashkangjitur së cilës shkruan: “Pastaj më vonë do i tregoj djalit tim që kam patur një rini të lumtur dhe të suksesshme… I bekuar”!