Jemi në ditët e fundit të vitit 2020-të dhe artistët shqiptarë kanë vendosur që ta mbyllin këtë vit, jo aq të bukur, me prurje të reja muzikore.

Ja cilët janë artistët që vendosën të publikonin këngë të reja në fundin e vitit 2020-të:

 

Dhurata Dora vendosi të publikonte këngën e saj më të re “Harrom” pasi kisin kaluar 6 muaj nga projekti i fundit. Një këngë që është vlerësuar shumë nga ana e publikut shqiptar dhe kjo për faktin se artistja është paraqitur mjaft e qetë dhe me një stil paksa ndryshe në muzikë. “Harrom” ka marrë sugjerimet e mjaftueshme, duke u futur menjëherë në “The Top List”.

Kleoniki është një ndër personazhet mjaft të komentuar në rrjetet sociale dhe së fundmi këngëtarja ka vendosur të vijë me “Purified”, një këngë për të cilën vetë ajo shprehet se është kënga e saj e parë që e përfaqëson ashtu sic duhet. “Purified” i është shtuar klasifikimit këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 64-t.

Yon Idy është një artist që të ngroh shpirtin me projektet e tij muzikore dhe kënga e tij më e re “Got All Me Down” nuk mund t’i mungonte këtij viti të vështirë. Kjo këngë i është shtuar listës këtë javë dhe ka debutuar në vendin 57-të.