Seven Saraqi ka ardhur me një projekt të ri muzikor, i cili menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Këngëtari 25-vjeçar, i cili jeton në Amerikë, madje ka ndryshuar edhe emër. Ndërkohë që më parë e njihnim me emrin e artit si 7 Saraqi, tashmë ai njihet thjesht Seven.

Për projektin e radhës muzikor, Seven ka bashkuar fuqitë me artisten shqiptare, Argjentina Ramosaj, duke sjellë këngën me titull “Pa ty”. Në mediat e shkruara përflitet se kjo këngë është një dedikim i Seven për ish të dashurën e tij, modelen Lorena Halili. Shkak për këto dyshime janë bërë disa postime  nga ana e dyshes në rrjetet sociale, por deri tani ende nuk kemi një konfirmim nga ana e vetë artistit nëse kjo këngë është një dedikim për të dashurën e tij.

Përpos këtij fakti, “Pa ty” është sugjeruar pafund në topawards.top-channel.tv nga ana e publikut shqiptar, duke bërë që kjo këngë, jo vetëm të jetë pjesë e “The Top List” por njëkohësisht të pozicionohet në vendin e 76-të.

Edhe pse ka pak ditë që ka dalë në treg, ky bashkëpunim ka marrë mjaft komente pozitive në rrjetet sociale, ku shumë fansa të dyshes shprehen se ky do të jetë padiskutim një ndër hitet e kësaj vere.

Ndërkohë që Seven gjendet në listë vetëm më këtë këngë, nga ana tjetër, bashkëpunëtorja e tij, Argjentina është në listë edhe me projektin e saj “solo”, “A ma jep”, i cili për këtë javë renditet në venin e 99-të.

 

https://www.youtube.com/watch?v=CSMgPq2JakQ