Një nga këngët e albumit të Dafina Zeqirit të titulluar “Dafinë Moj”, i është bashkuar “The Top List” këtë javë, si një nga hyrjet më të reja. Bëhet fjalë pikërisht për “Karma”. Nëse e keni ndjekur videoklipin e Dafinës, do të vëreni që në qendër të tij janë një grup fëmijësh teksa luajnë dhe kërcejnë së bashku.

Kjo padyshim që është shumë e ëmbël, por teksti i kësaj kënge, e bën projektin shumë të thartë njëkohësisht. Kjo këngë është pak më ndryshe se projektet e fundit muzikore të saj të cilat kanë qenë me ritme verore ose këngë të qeta dashurie.

“Karma” flet mbi tematikën e dhunës dhe se si të ndjekësh ëndrrat e tua pasi karma do të kthejë çdo të mirë drejt teje. Me anë të këtij teksti në këngën e saj më të re Dafina i jep forcë dëgjuesve që të mos dorëzohen, pasi edhe pse gjithmonë do jetë dikush që do flasi keq duhet të ndjekësh ëndrrat e tua. Ky projekt renditet në vend të 7-të të “The Top List”.