Ishte viti 2005, ekzaktësisht “Top Fest 2”, koha kur Ermal Fejzullahu jo vetëm u bë i njohur për publikun shqiptar por edhe arriti të fitonte zemrën e shumë fansave.

Edhe pse kishte marrë pjesë ne “Top Fest 1”, Ermali rezultoi mjaft i pëlqyer me këngën “Per nje dashuri”, një baladë me një tekst të mrekullueshëm.

Edhe pse kanë kaluar thuajse 15 vite që nga debutimi i kësaj kënge, duket se “Per nje dashuri” nuk e ka humbur ende freskinë.

Eshtë pikërisht Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu që e kanë sjellë këtë projekt muzikor sërish në qendër të vëmendjes, e shoqëruar me disa ndryshime të vogëla. Edhe pse është një këngë e dëgjuar, fansat e dyshes e kanë mirëpritur këtë “remake”, duke i dhënë vlerësime maksimale.

Duket se nostalgjia ka bërë një ky bashkëpunim të futet menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 9-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.