menu

“Going down” këtë javë


Ora: 20:01 Datë: 30/07/2019

Si çdo javë edhe java e 189-të është përballur me surpriza sa i përket renditjes së këngëve në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Ndërkohë që kemi patur vetëm një hyrje të re, ndryshime të mëdha janë vënë re në zbritjen e disa këngëve në renditje.

Tre këngët me më shumë humbje në “The Top List”

Tre janë këngët që kanë pësuar më shumë humbje në renditje, duke lënë të nënkuptohet se fansat nuk po vazhdojnë t’i dëgjojnë dhe votojnë këto këngë me të njëjtin intensitet si javët e kaluara.

Kënga që ka humbur më shumë pozicione këtë javë është bashkëpunimi i Soni Malaj, Agon Amiga dhe Daim Lama, “Ta Fala”. Ndërkohë që javën e kaluar ishte një nga hyrjet e reja të renditura më mirë në listë, e cila pozicionohej në vendin e 9-të, kjo kjo javë nuk ka rezultuar aq e suksesshme, duke humbur plot 59 pozicione. Votat e publikut kanë bërë që kjo këngë të renditet në vendin e 68-të. Pavarësisht kësaj, Soni Malaj ia ka dalë të futet në klasifikim me një prurje të re muzikore dhe bëhet fjalë për “Te Queiro”, e cila është hyrja e vetme e re e kësaj jave në “The Top List”.

Një tjetër projekt muzikor, i cili nuk është votuar shumë nga publiku është prurja më e re muzikore e Fifit, “Indiane”. Edhe pse javën e parë të hyrjes në listë, kjo këngë u pozicionua mjaft mirë, duke u konsideruar si një nga këngët më të ëmbla të Fitit, fansat nuk kanë dhënë maksimumin e tyre, duke bërë që kjo këngë të pozicionohet në vendin e 46-të, duke humbur 31 pozicione nga java e kaluar.

Young Zerka ka qënë një ndër artistët që është pozicionuar për një kohë të gjatë në zonën e nxehtë të klasifikimit por kjo javë e ka zhvendosur jashtë kësaj zone. Me 16 pozicione ka zbritur “Neser” për këtë javë, duke u renditur në vendin e 71-të. Por fansat nuk e kanë lënë pas dore artistin, duke e votuar që kënga e tij “Lula Bore” të ngjitet me 28 pozicione.