menu

Gocat mbi çunat në “Top 5”


Ora: 09:51 Datë: 16/06/2021

“Top 5” është bërë mjaft interesant këtë javë. Ndërkohë që kemi patur vetëm një hyrje të re në zonën e nxehtë, pjesa tjetër e këngëve është rrotulluar rreth vetes.

Kreu i listës ka rikthyer në vendin e parë pas disa kohësh këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri. “Japa” është kënga që ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe është shpallur kënga më e preferuar për të gjithë.

“Don mo” e Ledri Vulës ka ndryshuar me një pozicion nga java e kaluar, duke u zhvendosur në vendin e dytë. Pavarësisht se ka zënë vendin e parë për tre javë rresht, kjo javë e gjen një pozicion më poshtë.

Një ndër bashkëpunimet më të përfolura është padiskutim “Only you” e Gims dhe Dhurata Dorës. Dyshja e njohr ka arritur të ngjitet me dy pozicione krahasuar me një javë më parë, duke u zhvendosur kështu në vendin e tretë.

Trelo, i cili i është bashkuar klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë me këngën “Assassina”, vazhdon të jetë pjesë e zonës së nxehtë edhe këtë javë, duke u pozicinuar në vendin e katërt.

Një ndër këngët që është votuar më shum këtë javë është “Qa Din ti” e Melindës. Kjo është hera e parë që artistja i afrohet kaq shumë kreut. Kënga e saj më e fundit ka krijuar kaq shumë zhurmë dhë sigurisht që fansat e saj do shtoheshin dhe pse jo ta mbështesnin akoma më shumë.